Abdixhiku i mbështet amendamentet, por thotë se “Kushtetuta që ndryshohet natën s'ka bereqet”
Foto: Laura Hasani

Abdixhiku i mbështet amendamentet, por thotë se “Kushtetuta që ndryshohet natën s'ka bereqet”

Aktuale March 05, 2026 - 21:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo parti i mbështet amandamentet për zgjedhjen e presidentit nga popullit, megjithëse tha se “Kushtetuta të ndërrohet natën, nuk ka bereqet”.

Këto deklarata ai i bëri në Kuvendin e Kosovës, ku u tha deputetëve të Vetëvendosjes t’i ndryshojnë fjalimet, pasi i mbështesin amandamentet.

“Për të qenë të qartë, LDK i mbëhstet në parim amandamentet e tilla sepse janë në bindjen tonë ideologjike, presidenti duhet të zgjidhet nga qytetarët drejtpërdrejt.

Kushtetuta të ndërrohet natën, besomëni s’ka bereqet. Më lejoni, do ta keni kohën, e dhashë mbështetjen, ta përsëris edhe një herë, LDK i mbështet dhe i voton.

Ato fjalime që i keni shkru, rishkruani edhe një herë, që jau kanë shkru”.

Megjithatë, ai e theksoi se për kalim duhen edhe 2/3 e votave nga deputetët joshumicë.

“Përveç që duhen 2/3 të shqiptarëve, duhen edhe 2/3 të pakicave. Çështja e dytë, në ato amandamente, thotë qartë se këto amandamente hyjnë në fuqi 6 muaj pasi të votohen nga Kuvendi i Kosovës, e ne jemi 2-3 orë larg” – tha ai.