Sanohet ura e Dollcit, rikthehet qarkullimi në aksin Prishtinë - Pejë

Sanohet ura e Dollcit, rikthehet qarkullimi në aksin Prishtinë - Pejë

Aktuale March 05, 2026 - 14:39

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për sanimin e dëmtimeve të konstatuara në urën e Dollcit, në kuadër të projektit për zgjerimin e Rrugës Nacionale N9.

Sipas Bashës, menjëherë pas njoftimit për dëmtimet, është kërkuar angazhim i menjëhershëm për vlerësim dhe ndërhyrje në terren.

Ai ka bërë të ditur se brenda një afati të shkurtër janë ndërmarrë të gjitha veprimet teknike të nevojshme për sanimin e dëmtimeve, duke garantuar siguri të plotë për qarkullimin e automjeteve.

“Punimet kanë përfunduar sot dhe ura tashmë është e gatshme për hapje. Trafiku në aksin Prishtinë–Pejë dhe anasjelltas mund të zhvillohet normalisht”, ka njoftuar Basha.

Ai gjithashtu ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, si dhe administratën dhe punëtorët për angazhimin në realizimin e punimeve. /Zëri