Reshje të dendura bore në Prevallë, raportohen vështirësi në qarkullim

Reshje të dendura bore në Prevallë, raportohen vështirësi në qarkullim

Aktuale March 05, 2026 - 13:25

Reshje të dendura bore kanë përfshirë zonën e Prevallës gjatë orëve të mesditës të së enjtes, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Sipas një videoje nga RTK-ja, bora e rënë në këtë zonë malore ka ndikuar në lëvizjen e automjeteve, ndërsa deri në këto momente nuk është vërejtur prania e mjeteve borëpastruese në rrugë.

Prevalla është një nga destinacionet më të frekuentuara malore gjatë sezonit dimëror, ndërsa reshjet e borës shpesh ndikojnë në kushtet e qarkullimit, sidomos në segmentet rrugore që lidhin zonën me qytetet përreth.