Lirohet për qarkullim magjistralja Pejë – Prishtinë
Aktuale
March 05, 2026 - 13:06
Pas punimeve njëditëshe në urën e Dollcit, magjistralja Pejë – Prishtinë është liruar për qarkullim.
Kjo rrugë u bllokua paraditen e së mërkurës.
Ministria e Infrastrukturës pati kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për shqetësimet e mundshme gjatë kësaj periudhe.