Osmani parakalon para ushtarëve të FSK-së [foto]
Aktuale
March 05, 2026 - 12:32
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, së bashku me gjeneralmajor Bashkim Jasharin kanë parakaluar para ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në ceremoni janë të pranishëm po ashtu kryetarë komunash, përfaqësues diplomatikë, ministra dhe deputetë.
Gjithashtu, pjesë e aktivitetit janë edhe familjet e dëshmorëve, duke përfshirë familjen e Adem Jasharit.







