Prattipati dhe Murati diskutuan rritjen e investimeve në Kosovë
Aktuale
March 03, 2026 - 17:33
E Ngarkuara me Punë e Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me ministrin e Financave, Hekuran Murati, për të diskutuar prioritetet e ardhshme të investimeve të Kosovës dhe projektet kryesore zhvillimore.
Sipas njoftimit të ambasadës, në fokus të takimit ishin avancimi i projekteve të rëndësishme infrastrukturore dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Ambasada amerikane theksoi se, ndërsa projektet strategjike të infrastrukturës po ecin përpara, mirëpret mundësi të zgjeruara për kompanitë amerikane në tregun e Kosovës, si dhe një angazhim më të fortë komercial që avancon interesat e përbashkëta ekonomike.