Haxhiu priti Rudolph, flasin për marrëdhëniet Kosovë - Gjermani
Aktuale
March 03, 2026 - 19:30
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi sot takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Kuvendi njofton se në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, mbështetjen e vazhdueshme gjermane për forcimin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërparlamentar.
Tutje në njoftim thuhet se Haxhiu ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e ofruar nga Republika Federale e Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës, në veçanti në proceset e integrimit evropian dhe në konsolidimin institucional të vendit.