Zhvillimet në Lindjen e Mesme, Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë
Foto: Laura Hasani

Zhvillimet në Lindjen e Mesme, Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë

Aktuale March 01, 2026 - 10:10

Të shtunën është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Albin Kurti.

Në këtë mbledhje u diskutua situata e sigurisë në Lindjen e Mesme, sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Bëhet e ditur se Kurti ka ritheksuar qëndrimin e Kosovës sa i përket rreshtimit krahë SHBA-së.

“Republika e Kosovës, në përputhje me orientimin e saj euroatlantik dhe partneritetin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështet veprimet e ndërmarra nga SHBA-të ndaj objektivave të regjimit të Ajatollahëve në Iran, duke i vlerësuar ato si masa që synojnë parandalimin e përshkallëzimit të mëtejmë dhe kufizimin e kapaciteteve destabilizuese në rajon”, ka theksuar kryeministri Kurti.

Po ashtu, u theksua se institucionet e vendit kanë ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për ruajtjen e rendit e sigurisë si dhe janë duke monitoruar zhvillimet në Linjen e Mesme.

“ I bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që të qëndrojnë të qetë dhe të informohen vetëm përmes kanaleve zyrtare dhe burimeve kredibile të informimit, dhe të mos bien pre e dezinformatave dhe propagandës që kanë për synim destabilizimin e vendit dhe krijimin e pasigurisë, tensioneve apo përhapjen e narrativeve kundër shtetësisë dhe sigurisë së Republikës së Kosovës