Kosova kërkon kujdes të shtuar nga shtetasit e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kosova kërkon kujdes të shtuar nga shtetasit e saj në Emiratet e Bashkuara Arabe

Aktuale February 28, 2026 - 11:10

Ambasada e Kosovës në Abu Dabi ka lëshuar një njoftim për shtetasit atje për shkak të rrezikut të mundshëm pas rritjes së tensioneve në rajon.

Ata u bëjnë thirrje shtetasve të Kosovës që të informohe përmes burimeve zyrtare dhe mediave, shkruan Zeri.info.

Po ashtu u bëhet thirrje që të ndjekun udhëzimet e autoriteteve vendore si dhe të shmangin zonat pranë objekteve të sigurisë.

“Ambasada do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të njoftojë për çdo zhvillim të ri.Për raste urgjente, ju lutem kontakoni numrin urgjent të ambasadës tonë në Abu Dhabi +971 547092109”, thuhet në njoftim. /Zëri