Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë pas sulmit ndaj Iranit
Foto: Laura Hasani

Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë pas sulmit ndaj Iranit

Aktuale February 28, 2026 - 09:39

Mëngjesi i së shtunës nisi me sulmet ajrore ndaj Iranit dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Izraeli.

Autoritetet e Kosovës kanë lëshuar një njoftim për shtetasit që qëndrojnë në Izrael, duke iu bërë thirrje që të respektojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve atje.

Ky njoftim u bë i ditur nga e ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër zhvillimet aktuale. Ju informojmë se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve tanë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse vendase.

Për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin:+972 586 340450”, thuhet ndër tjera. /Zëri