Policia në Ferizaj mbështet aktivitetin e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara “Handikos”

Policia në Ferizaj mbështet aktivitetin e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara “Handikos”

Aktuale February 27, 2026 - 14:20

Dy njësi policore nga Stacioni Policor në Ferizaj — një nga Njësia e Trafikut të Qytetit dhe një nga sektori përkatës — kanë marrë pjesë në kampanjën vetëdijesuese, e organizuar nga shoqata e personave me aftësi të kufizuara “Handikos” në Ferizaj.

Sipas njoftimit, në kuadër të shënimit të 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, aktiviteti është zhvilluar sot nga ora 10:00 deri në orën 11:30.

“Së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës, policët kanë shpërndarë fletushka sensibilizuese për qytetarët dhe shoferët e automjeteve, me theks të veçantë në lirimin e trotuareve, parqeve dhe hapësirave publike, me qëllim të mundësimit të lëvizjes së lirë dhe të sigurt për personat me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftim.

Policia e Ferizajt mbetet e përkushtuar në mbështetjen e aktiviteteve që promovojnë barazinë, qasjen e lirë dhe respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve. /Zëri

Image

Image
Image