Konjufca tregon se a do të jetë kandidat për president
Aktuale
February 25, 2026 - 11:42
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, ka mohuar se mund të jetë një nga emrat e propozuar për president të vendit.
Konjufca, i pyetur nga gazetarët nëse emri i tij është opsion për president, ai mohoi, duke thënë se kjo gjë as nuk është diskutuar në takimet e kryeministrit Albin Kurti me liderët e partive opozitare, transmeton Zeri.info.
“Jo unë nuk është shtru në këtë kontekst, po ta kishte qasjen mazhoranca që do ta propozonte një president të LVV-së, është ajo që ne po duam me shmang, sepse kjo është me vendos opozitën para aktit të kryer, ky nuk është qëllimi i mazhorancës”, u përgjigj Konjufca në konferencën për media, pas takimit me homologen nga Shqipëria, Elisa Spiropali. /Zëri