Vuçiqi thotë se nuk flet as me SHBA-në për njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka mohuar se ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ishte ftuar në Washington nga sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, për t’u informuar për “një marrëveshje sekrete detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës”.
Vuçiqi nga Kazakistani tha se këto janë trillime.
“Nuk më shkon ndërmend, jo me Marco Rubion, po me Shën Petrin, të flasë për Kosovën. Kosova është Serbi dhe do të jetë. Ky është fundi i historisë”, tha Vuçiqi, raporton Kossev.
Ai tha se Gjuriqi e takoi krejt rastësisht dhe pa planifikim Rubion.
Ish-ambasadori i Serbisë në Washington, Nebojsha Vujoviq, kishte thënë për agjencinë e lajmeve “Beta”, se qëllimi kryesor i ftesës së Gjuriqit në Washington ishte për t’u informuar për një marrëveshje sekrete dhe detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Këto pretendime i ka hedhur poshtë edhe Gjuriqi.