Vdes veprimtari i çështjes kombëtare, Mentor Kaçi

Vdes veprimtari i çështjes kombëtare, Mentor Kaçi

Aktuale February 26, 2026 - 10:17

Gjakova ka humbur një nga veprimtarët e saj të hershëm të organizimit për liri. Mbrëmjen e 25 shkurtit 2026 ka vdekur Mentor Kaçi (07.06.1952–25.02.2026), aktivist i njohur i çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik.

Kaçi ishte ndër udhëheqësit e një prej celulave të para të lëvizjes për çlirimin e vendit, duke dhënë kontribut të hershëm në organizimin dhe mobilizimin për liri. Për veprimtarinë e tij ai kishte vuajtur edhe dënim me burg.

Me ndarjen e tij nga jeta, qyteti i Gjakovë humb një figurë të angazhuar në periudhat e para të organizimit politik dhe kombëtar.

Homazhet dhe mbledhja komemorative do të mbahen më 28 shkurt 2026, në ora 12:00, te varrezat e qytetit, ndërsa ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ora 13:00, po në varrezat e qytetit në Gjakovë. /Zëri