Stërvitja Shqipëri – Kosovë - Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit, i pajustifikuar

Stërvitja Shqipëri – Kosovë - Kroaci, Vengu: Paniku i Beogradit, i pajustifikuar

Aktuale February 25, 2026 - 14:04

Një panik të pajustifikuar të Beogradit e ka konsideruar ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, reagimin e institucioneve atje rreth stërvitjes së përbashkët Shqipëri – Kosovë - Kroaci.

Ai tha se bashkëpunimi trelateral është në zbatim e sipër.

“I ndjekim reagimet, një lloj paniku i pajustifikuar nga institucionet në Beograd. Ne vijojmë punën tonë. Bëmë një takim me homologët e mbrojtjes në Munih, për të përcaktuar hapat e tjerë për prokurimet në fushën e mbrojtjes, të tre vendet kanë nevoja të ngjashme fuqizohemi duke u bërë bashkë, për kontrata më të mira më të lira. Bashkëpunimi në fushën e industrisë, kemi një përfshirje edhe në panairet që po organizojnë kolegët kroatë”.

“Dhe nga ana tjetër edhe elementë stërvitorë të forcave tona. Nuk kemi pasur komunikim me Beogradin përveç faktit që ftesa është për të gjithë vendet e rajonit, fatkeqësisht ata kanë zbatuar një politikë të karriges boshe”, tha Vengu, raporton Abcnews.

Image