Ulutashi takon përfaqësuesen e EEAS-it, riafirmohet angazhimi i KFOR-it për sigurinë në Kosovë
Foto: Facebook

Ulutashi takon përfaqësuesen e EEAS-it, riafirmohet angazhimi i KFOR-it për sigurinë në Kosovë

Aktuale February 25, 2026 - 13:42

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është takuar me drejtoreshën e Drejtorisë për Ballkanin Perëndimor brenda Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcova Shutiakova.

Misioni i NATO-s në Kosovë dha detaje për takimin përmes një njoftimi në Facebook.

“Takimi i ofroi komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.