Rama e mohon që s’ka kabinet zyrtar, por thotë se do të shtohen drejtori të reja
Aktuale
February 25, 2026 - 13:15
I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se pritet të shtohen drejtori të reja në Komunën e Prishtinës, edhe pse akoma s’ka kabinet zyrtar.
Para gazetarëve Rama është pyetur për këtë çështje, ku e mohoi se nuk ka kabinet, por tregoi se i ka paraqitur propozimet edhe për drejtori të tjera në këtë mandat.
“Kabineti është funksional dhe jemi duke punu në të gjitha sferat. Drejtori i Shëndetësisë vazhdon të jetë dr. Izet Sadiku. Pritet me u shtu, unë i kam paraqit drejtoritë e reja, duhet me pasë p.sh., të Turizmit, sepse është në interes, për Zhvillim Ekonomik”, tha Rama. /KlanKosova