Nis takimi mes Kurtit dhe Spiropalit
Aktuale
February 25, 2026 - 13:11
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovë është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Ajo më herët është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe nga presidentja Vjosa Osmani.
Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.

