Haxhiu pret në takim Spiropalin
Aktuale
February 25, 2026 - 12:55
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, është pritur në takim edhe nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Ajo më herët është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, si dhe me nga presidenten Vjosa Osmani.
Më tej, ministrja do të pritet në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.
Spiropali do të zhvillojë gjithashtu takime me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe AAK-së, Ramush Haradinaj.

