Konjufca: Ka një konsensus automatik në shoqëri për një president nga familja Jashari
Foto: Laura Hasani

Konjufca: Ka një konsensus automatik në shoqëri për një president nga familja Jashari

Aktuale February 25, 2026 - 12:29

Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ka “konsensus automatik” në shoqëri që emri i presidentit të jetë nga familja heroike, Jashari.

Pas takimit me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Konjufca tha se deri tash ekziston ky konsensus edhe te partitë e tjera politike.

“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai.

Megjithatë, ministri u shpreh se nuk mund të përgjigjet nëse ka pasur vullnet nga familja Jashari.