Të premten fillon gjykimi i dytë për Thaçin dhe të tjerët në Hagë
Aktuale
February 25, 2026 - 09:36
Të premten do të jetë seanca gjyqësore për rastin e dytë të ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.
Thaçi në rastin e dytë së bashku me Bashkim Smakajn, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Hajredin Kuçin akuzohen për pengim në administrim të drejtësisë.
Këto aktakuza ndaj Kilajt, Smakajt, Fazliut dhe Kuçit u konfirmuan me 5 dhe 6 dhjetor të vitit 2024.
Kuçit i ishte mundësuar mbrojtja në liri, kurse Kilaj, Smakaj dhe Fazliu u mbajtën në paraburgim deri në shkurt të këtij viti. Kurse tash do të mbrohen në liri.
Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.
Seanca e së premtes do të fillojë në orën 09:30.