LVV-ja anulon koktejin për sot, shkak arsyeja e mbajtjes së seancës përmbyllëse dëgjimore në Gjykatën Speciale
Aktuale
February 18, 2026 - 14:54
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra e Prishtinës, ka anuluar koktejin e paraparë sot, arsye thonë ta kenë seancën përmbyllëse dëgjimore në Gjykatën Speciale.
Ata mbeten me shpresën se drejtësia do të triumfojë, ashtu siç triumfoi lufta e drejtë e UÇK-së.
“Anulohet kokteji i paraparë të mbahet sot. Të dashur aktivistë e anëtarë, ju njoftojmë se anulohet kokteji i paraparë të mbahet sot, për arsyen e mbajtjes së seancës përmbyllëse dëgjimore në Gjykatën Speciale. Me shpresë se drejtësia do triumfojë, ashtu siç triumfoi lufta e drejtë e UÇK-së” , thuhet në njoftimin e LVV-së.