Krasniqi: Nga 75 vjet jetë, t’i kesh kaluar 16 vjet në burg nuk është diçka e vogël

Krasniqi: Nga 75 vjet jetë, t’i kesh kaluar 16 vjet në burg nuk është diçka e vogël

Aktuale February 18, 2026 - 15:23

Jakup Krasniqi ka filluar fjalën e tij përmbyllëse para trupit gjykues në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në fjalën e tij, Krasniqi përmendi burgosjen e tij gjatë viteve ’80-’90, ndërsa tha se janë bërë 16 vjet bashkë me paraburgimin në Hagë, të viteve të tij në burgje.

Ai tha se ju bashkua UÇK-së, pas masakrave të forcave serbe kundër popullatës civile në vitin 1998, transmeton Zeri.info.

“Të kesh kaluar 16 vjet, nga 75 vjet jetë, në burg nuk është diçka e vogël, dalja ime publike më 11 qershor 1998 tregoi se isha kundërshtar i politikave gjenocidale të Serbisë dhe ndodhi pak kohë pas masakrave serbe në Qirez, Likoshan e Prekaz, ku humbën jetën mbi 80 njerëz, shumica prej tyre gra e fëmijë të pa armatosur”, tha Krasniqi.

Ai në fund kërkoi nga trupi gjykues që të gjykojnë secilën provë me durim, s’do të gjejnë të ashtuquajturën “Ndërmarrje të përbashkët kriminale”. /Zëri