Gucati pret që në maj të lirohen Thaçi dhe të tjerët
Aktuale
February 18, 2026 - 13:38
Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, po ndjek nga afër seancën në Hagë.
Ai deklaroi për media se pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas tij, mbrojtja ka paraqitur argumente të fuqishme gjatë seancës së sotme.
Gucati shprehu bindjen se në muajin maj mund të vijë vendimi për lirimin.
Ai tha se pret festime në Tiranë dhe Prishtinë.
Gucati theksoi besimin në pafajësinë e të akuzuarve.
Sipas tij, mbrojtja ka rrëzuar pikat e aktakuzës.
Në Hagë po paraqiten fjalët përfundimtare të procesit gjyqësor.
Pas pauzës pritet të flasin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. /nacionale