Vuçiqi  takohet me Grenellin në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Mik i Serbisë

Vuçiqi takohet me Grenellin në Konferencën e Sigurisë në Mynih: Mik i Serbisë

Aktuale February 14, 2026 - 21:05

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se është takuar me të dërguarin special të presidentit të SHBA-së, Richard Grenell, në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Vuçiç e përshkroi Grenell si “një mik të Serbisë” dhe “një ekspert të mirë të situatës në rajon”. Gjatë takimit, ata shkëmbyen mendime mbi përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe SHBA-së, çështjet e sigurisë, si dhe mbi projekte konkrete që mund të forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe të rrisin praninë e investimeve amerikane në Serbi.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë nga Kosova në këtë konferencë të rëndësishme.