Zef Morina emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit
Aktuale
February 13, 2026 - 17:55
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Zef Morinën në pozitën e zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Transportit.
Kurti e uroi Morinën për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të tij.
Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për medie. /Zëri