Hamza: Buxheti nuk i reflekton premtimet që i dha Kurti në ekspoze
Foto: Laura Hasani

Hamza: Buxheti nuk i reflekton premtimet që i dha Kurti në ekspoze

Aktuale February 13, 2026 - 17:30

PDK nuk e ka përkrahur propozimin e partisë në pushtet për procedurën e përshpejtuar për Projektbuxhetin e vitit 2026, i cili sot është paraparë të hidhet në votim për lexim të parë në Kuvend.

Kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza, ka kërkuar po ashtu tri ditë kohë për analizë, sepse nuk mund të analizohet një çështje e tillë në këtë formë, sepse sipas tij vendi nuk mbetet pa buxhet, nëse nuk votojnë sot.

“Nuk është tema te bllokada apo te rreziku që vendi të jetë pa buxhet, për shkak se e thanë, po e përsëris, pa dallim, të gjithë deputetët e kanë votuar dje vendimin për shfrytëzimin e ndarjeve buxhetore edhe për muajin mars. Nuk kërkoi askush që qëllimisht të vendoset vendi në vështirësi dhe qeveria në vështirësi. Kërkuam afat tri ditë. Jam i kësaj fushe, por edhe unë sot e kam problem me diskutu me kompetencë për këtë dokument kaq voluminoz. E them me bindje, që edhe deputetët e pozitës, besoj kanë çka me dhanë kontribut në këtë drejtim, sepse janë në pyetje vetëm disa orë. “

Hamza po ashtu tha se projektbuxheti nuk përputhet me premtimet që i prezantoi kryeministri Albin Kurti, në ekspoze, më 11 shkurt.

“Ky buxhet, jam i bodnur, nuk është në përputhje me ekzposenë e kryeminsitrit. Të gjitha premtimet nuk janë të reflektuara në buxhet, janë në nivel dëshiror. Dhe sigurisht shihet se nuk mund të kalohet pa opozitën. Tërhiqeni dhe silleni pas tri ditë, jam i bidnur që e votojmë të futet në procedurë të përshpejtuar".