Rama uron qeverinë e re: Presim bashkëpunim e përgjegjësi institucionale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur i lumtur me formimin e Kuvendit dhe qeverisë së re.
Rama shpreson që institucionet e reja të kenë në fokus interesin publik dhe mirëqenien e qytetarëve, raporton Zeri.info.
“Shoqëria jonë ka nevojë për zhvillim të qëndrueshëm, për institucione funksionale dhe për një kulturë bashkëpunimi që i përgjigjet standardeve të një demokracie moderne”, u shpreh ndër të tjera.
Po ashtu, kreu i Komunës së Prishtinës tha se nga Qeveria pret më shumë punë konkrete, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim,
“Si kryeqytet nga kjo qeveri më shumë se retorikë, presim punë konkrete, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim, sidomos pas përvojave jo të kënaqshme nga mandati i kaluar.
Koha kërkon seriozitet, vizion dhe angazhim real në shërbim të së mirës së përbashkët”, u shpreh Rama. /Zëri