Avokati: Kadri Veseli s’ka lidhje me komunikatat

Avokati: Kadri Veseli s’ka lidhje me komunikatat

Aktuale February 12, 2026 - 13:23

Gjatë parashtrimeve të tij në deklaratën përmbyllëse, mbrojtja e Kadri Veselit, e përfaqësuar nga Rodney Dixon, ka thënë se klienti i tij nuk ka pasur lidhje me komunikatat e UÇK-së.

Ai thotë se Prokuroria pretendon se Veseli ka ndihmuar shpërndarjen e deklaratave të UÇK-së, që ka formuar shtyllën kurrizore të politikave të bashkëpunëtorëve - rrjedhimisht për komunikatat dhe deklaratat.

Sipas avokatit Dixon, Prokuroria pretendon se Veseli ka dhënë të gjithë informacionin që është pasqyruar në këto komunikata

“E gjithë gjëja sipas ZPS-së vinte prej tij, ndërkohë që nuk ka asnjë pikë prove që mbështetë këtë pretendim të ZPS-së”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se Prokuroria e ka parë të nevojshme që të krijojë lidhje në mes Veselit dhe komunikatave si të vetmen mënyrë, sipas tyre, për ta lidhë atë me krimet.

“Është e nevojshme që të krijohet kjo lidhje në mes Veselit dhe komunikatave në njëfarë mënyre sepse kjo është e vetmja mënyrë që lidhet ai me krimet. Megjithatë, kjo është një mënyrë dëshpëruese e ZPS-së për ta fajësuar klientin tim dhe nuk jep asnjë provë që e mbështetë dhe e konfirmon këtë. Gjuha që ka përdorur dhe formulimi që ka përdorur ZPS-ja është e vagullt, është e përgjithshme. ZPS-ja thotë se; Kadri Veseli ka marrë, ka vlerësuar dhe ka transmetuar, ka dhënë informacion inteligjent që ka formuar bazën e komunikatave”, tha ai.

Dixoni shtoi se nuk është e qartë se për çfarë informacioni inteligjent bëhet fjalë dhe se kujt ia ka dhënë këtë informacion.

“ZPS-ja nuk sqaron për shembull nëse Veseli i ka hartuar, shpërndarë, ose dhënë për palë të tjera këto komunikata. Kjo është e rëndësishme sepse në të kundërtën janë fjalë bosh. Në qoftë se t’i ngrejë një pretendim të tillë, është e rëndësishme që të japësh fakte dhe të konfirmosh pretendime të tilla”, tha ai. /BD