Kusari-Lila konfirmon: Nesër konstituohet Kuvendi me Albulena Haxhiun kryetare, do të kemi edhe Qeverinë Kurti 3
Foto: Laura Hasani

Kusari-Lila konfirmon: Nesër konstituohet Kuvendi me Albulena Haxhiun kryetare, do të kemi edhe Qeverinë Kurti 3

Aktuale February 11, 2026 - 00:24

Mimoza Kusari-Lila, e cila në legjislaturën e kaluar ishte shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së, ka konfirmuar mbajtjen e dy seancave të Kuvendit të mërkurën, njëra për konstituimin e Kuvendit dhe tjetra për votimin e Qeverisë Kurti 3.

Kusari -Lila deklaroi se “nuk ka dyshime” që Albulena Haxhiu do të jetë kandidate dhe kryetare e re Kuvendit të Kosovës.

“Besoj që s’ka dyshime që do të jetë  kandidate dhe Kryetare e Kuvendit”.

“Plani është që data 11 shkurt Republikës së Kosovës t’ia japë legjislaturën e dhjetë dhe Qeverinë Kurti 3 me mandat 4 vjeçar”, tha ajo.

 Seanca e së mërkurës për konstituimin e Kuvendit është caktuar për në orën 17:00.