Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se si u dridh toka në Prizren
Aktuale
February 10, 2026 - 23:25
Një tërmet ka godit sonte Kosovën, me epiqendër 23 km në Lindje të Prizrenit.
Mediat lokale në Prizren kanë publikuar pamje nga momenti i tërmetit, ku vërehen dridhjet e fuqishme, shkruan Reporteri.net.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në kryeqytet.
Drejtori i Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka thënë se thellësia e këtij tërmeti ishte 5 km, dhe magnituda 4.8.