Maqedonci takon ambasadorin britanik, flasin për bashkëpunim në mbrojtje
Aktuale
February 11, 2026 - 00:12
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, ku kanë diskutuar për bashkëpunimin në mbrojtje, ndërtimin e kapaciteteve dhe misionet ndërkombëtare.
"Takim i frytshëm me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku diskutuam për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ndërtimin e kapaciteteve, prokurimet dhe angazhimin e përbashkët në misione dhe iniciativa ndërkombëtare", ka shkruar Maqedonci në rrjete sociale, teksa ka publikuar fotografi nga takimi me ambasadorin.