Nga LVV-ja shpresojnë që nesër do të votohet edhe qeveria “Kurti 3”
Foto: Laura Hasani

Nga LVV-ja shpresojnë që nesër do të votohet edhe qeveria “Kurti 3”

Aktuale February 10, 2026 - 13:11

Nga Lëvizja Vetëvendosje presin që nesër, përveç konstituimit të Kuvendit, të votohet edhe qeveria “Kurti 3”.

Kështu është shprehur nënkryetari i kësaj partie, Glauk Konjufca.

“Nesër do të bëhet Kuvendi dhe shumë shpresoj që do të bëhet Qeveria. Ne kurrë nuk i kemi refuzu aktgjykimet e Kushtetueses. Kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Kushtetuesja ne jemi tërhequr”, ka thënë ai.

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit, për 11 shkurt në orën 12:00.

Ndërsa sot nga ora 17:00 do të mbahet takimi i kryetarit të Kuvendit me krerët e partive politike.