Prokuroria: Thaçi dhe Veseli ishin të përfshirë në emërimin e komandantëve të UÇK-së
Foto: Laura Hasani

Prokuroria: Thaçi dhe Veseli ishin të përfshirë në emërimin e komandantëve të UÇK-së

Aktuale February 10, 2026 - 11:00

Prokurori i Hagës, Matthew Howling, ka vazhduar me fjalët përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka theksuar se Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi kanë pasur rol në emërimet në UÇK.

“Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi ishin të përfshirë në emërimet e komandantëve”, tha prokurori.

Siç tha ai, Veseli ishte pjesë e vendimit për emërimin e personave, që sipas Howlingut, mbikëqyrën operacionet e torturës.