Djali i Thaçit ripërsërit thirrjen për pjesëmarrje në marshin e 17 shkurtit
Aktuale
February 09, 2026 - 12:02
Në ditën kur u mbajt seanca në Hagë, ku edhe u kërkua dënim prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e UÇK-së, një reagim e bëri edhe djali i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endriti.
Ai ka ripërsëritur thirrjen për pjesëmarrjen në marshin e organizuar nga platforma “Liria ka emër”.
Ky marsh do të mbahet më 17 shkurt, në Prishtinë. /Zëri
