Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatus në Emiratet e Bashkuara Arabe

Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatus në Emiratet e Bashkuara Arabe

Aktuale February 06, 2026 - 16:59

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Ministrin e Jashtëm të Vanuatus, Marc Ati.

Presidentja Osmani njoftoi se në këtë takim u shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet globale, si dhe u diskutuan mundësi konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Vanuatus.

Ajo theksoi se Kosova po vazhdon të zgjerojë rrjetin e saj të miqve dhe partnerëve në arenën ndërkombëtare, duke forcuar lidhjet diplomatike me shtete nga rajone të ndryshme të botës.