Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin duhet të flasim
Foto: Laura Hasani

Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin duhet të flasim

Aktuale February 05, 2026 - 20:04

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e bindur se Qeveria Kurti 3 do të krijohet.

Në emisionin “DPT te Fidani”, ish-deputetja tha se për krijimin e qeverisë, i kanë 65 vota, transmeton Klankosova.tv.

“Ne jemi një grup parlamentar me 57 deputetë, dhe natyrisht me një bashkëpunim prej tetë deputetë nga grupi parlamentar të komuniteteve joshumicë joserbe, përfshirë edhe Rashiqin. Ne nuk jemi takuar ende bashkërisht ende me diskutu formën e votimit në GP-në tonë”, tha Kusari-Lila. /klankosova