Pas një viti pezullim, zhbllokohet “TikTok”-u në Shqipëri

Pas një viti pezullim, zhbllokohet “TikTok”-u në Shqipëri

Aktuale February 04, 2026 - 17:18

Me vendim të qeverisë, është hapur zyrtarisht Tiktoku në Shqipëri.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë së Shqipërisë, raporton TCh.

“Vendimi nr.151, datë 6.3.2025, i Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”, shfuqizohet”, thuhet në vendim.

Kjo platformë ishte pezulluar më 6 mars të vitit të kaluar.