Ministria e Arsimit merr vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët
Ministria e Arsimit ka marrë vendim për nisjen e procesit të rishikimit të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për arsimin fillor (klasat 1–5) dhe arsimin e mesëm të ulët (klasat 6–9).
Sipas njoftimit të Ministrisë, procesi synon përditësimin dhe modernizimin e kurrikulave në përputhje me Kornizën Kurrikulare dhe kurrikulat bërthamë, me qëllim rritjen e rezultateve të nxënësve, zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të tyre, transmeton Zeri.info.
Rishikimi i kurrikulave dhe programeve mësimore vlerësohet si thelbësor për rritjen e cilësisë, koherencës dhe harmonizimit me dokumentet strategjike dhe nevojat bashkëkohore të arsimit. Ky proces pritet të mundësojë edhe zhvillimin e teksteve shkollore cilësore dhe burimeve të tjera mësimore, të cilat do të mbështesin procesin e të nxënit, si dhe do të kontribuojnë në lehtësimin e ngarkesës së nxënësve dhe peshës së çantave shkollore.
Ministria e Arsimit ka theksuar se mbetet e përkushtuar në avancimin e cilësisë së arsimit përmes politikave të qëndrueshme, zhvillimit të kurrikulave bashkëkohore dhe ofrimit të teksteve shkollore cilësore, me synim krijimin e një sistemi arsimor që i përgjigjet nevojave të nxënësve, mësimdhënësve dhe zhvillimit afatgjatë të shoqërisë.
Njoftimi i plotë:
Vendim për rishikimin e kurrikulave lëndore/ programeve mësimore për arsimin fillor (1–5) dhe arsimin e mesëm të ulët (6–9)
Po fillojmë procesin e rishikimit të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për arsimin fillor (klasat 1–5) dhe arsimin e mesëm të ulët (klasat 6–9). Me këtë proces të përditësimit dhe modernizimit në përputhje me Kornizën Kurrikulare dhe kurrikulat bërthamë, synojmë ngritjen e rezultateve të nxënësve, zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të tyre.
Rishikimi i kurrikulave dhe programeve mësimore me qëllim rritjen e cilësisë së tyre, koherencës dhe harmonizimit me dokumentet startegjike ashtu si dhe nevojave bashkëkohore, është thelbësor për të garantuar arritje më të mira të nxënësve. Ky proces do të mundësojë edhe zhvillimin dhe ofrimin e teksteve shkollore cilësore, burimeve të tjera mësimore që mbështesin procesin e të nxënit, lehtësimin e ngarkesës së fëmijëve dhe peshës së çantës.
Mbesim të përkushtuar në avancimin e cilësisë së arsimit përmes politikave të qëndrueshme, zhvillimit të kurrikulave bashkëkohore dhe ofrimit të teksteve shkollore cilësore, me qëllim krijimin e një sistemi arsimor që i përgjigjet nevojave të nxënësve, mësimdhënësve dhe zhvillimit afatgjatë të shoqërisë sonë.