Reshje të dendura shiu, IHMK-ja kërkon kujdes të shtuar në komunikacion
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave vendi do të përfshihet nga mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
Sipas IHMK-së, reshjet më intensive priten ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë, çka mund të shkaktojë grumbullim uji në zona urbane dhe vështirësi në komunikacion.
Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet kujdes i shtuar, veçanërisht gjatë udhëtimeve.
IHMK-ja ka njoftuar se sot në viset malore do të ketë shi e borë, ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet e ditës në 6 e 8 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
