Deklaratat përmbyllëse në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt

Deklaratat përmbyllëse në çështjen ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt

Aktuale January 15, 2026 - 15:33

Nga 9 deri më 13 shkurt, si dhe më 16 dhe 18 shkurt, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahen deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kështu është bërë e ditur sot përmes një njoftimi për media nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, transmeton Zeri.info.

Seancat do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në 16:30 dhe do të transmetohen si çdo seancë tjetër e procesit gjyqësor që ka nisur tash e gati 5 vjet. /Zëri