Ambasada Amerikane: Masakra e Reçakut, një akt tmerri që tronditi botën
Foto: Laura Hasani

Ambasada Amerikane: Masakra e Reçakut, një akt tmerri që tronditi botën

Aktuale January 15, 2026 - 15:12

Gjatë së enjtes zëvendëspresidenti i përkohshëm, Josh Peterson, bëri homazhe në nderim të viktimave të masakrës së Reçakut.

Sipas Ambasadës Amerikane në Kosovë, kjo masakër është një akt tmerri i papërshkrueshëm që tronditi botën.

“Kujtimi i tyre le të shërbejë si një kujtesë për detyrën tonë të përbashkët për të mbrojtur të vërtetën dhe dinjitetin dhe si një thirrje për të mos harruar kurrë atë që bota pa”, thuhet ndër të tjera. /Zëri