Prishtina “nën ujë” pas vërshimeve, apelohet për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes

Prishtina “nën ujë” pas vërshimeve, apelohet për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes

Aktuale January 06, 2026 - 10:01

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, edhe komuna e Prishtinës është përfshirë nga vërshimet.

Përmes një njoftimi, Komuna e Prishtinës ka bërë apel tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, shkruan Zeri.info.

Komuna ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme edhe gjatë ditës mund të ketë vështirësi në qarkullimin rrugor, mbingarkesë të kanalizimit dhe ujërave atmosferike, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime, rrezik për rrëshqitje lokale të dheut në zona të ndjeshme.

“Apelojmë te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike. Institucionet përkatëse të Kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, apelon komuna.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës, pa ndërhyrje:

Njoftim për qytetarët e Kryeqytetit

Bazuar në informacionet zyrtare nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftojmë qytetarët e Kryeqytetit se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 25 mm/m² reshje shiu, ndërsa reshjet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Si pasojë, mund të ketë:

• vështirësi në qarkullimin rrugor,

• mbingarkesë të kanalizimit dhe ujërave atmosferike,

• grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime,

• rrezik për rrëshqitje lokale të dheut në zona të ndjeshme.

Apelojmë te qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin zonat e përmbytura dhe të raportojnë çdo situatë që paraqet rrezik për sigurinë publike.

Institucionet përkatëse të Kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës.

Për informata të mëtejme, ndiqni njoftimet zyrtare. /Zëri