A i zuri bora në befasi kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve? Flet Hysen Durmishi
Aktuale
December 25, 2025 - 12:38
Bora shpesh i ka zënë në “befasi” kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve në Kosovë.
Këtë herë ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se me fillimin e reshjeve të borës, janë aktivizuar operatorët e mirëmbajtjes së rrugëve, transmeton Zeri.info.
“Me fillimin e reshjeve të borës, janë aktivizuar operatorët e mirëmbajtjes për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve dhe janë vënë në gjendje gatishmërie. Siç kemi theksuar, jemi të përgatitur që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme gjatë sezonit dimëror”, ka shkruar Durmishi, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar në komunikacion mbetet i domosdoshëm. /Zëri