“Uroj që mirësia e Zotit t’ju përcjellë gjithmonë!”, Kurti uron Krishtlindjet
Aktuale
December 25, 2025 - 10:55
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes.
Ai ka thënë se Krishtlindjet janë kremtim, reflektim, besim dhe shpresë.
“Të dashur besimtarë të krishterë, urime këtë datë të shënuar dhe paçi një ditë të gëzuar e të begatë me më të dashurit tuaj.
Uroj që mirësia e Zotit t’ju përcjellë gjithmonë dhe dashuria për tjetrin t’ju shtohet përherë”, thuhet në urimin e Kurtit. /Zëri