Më 28 Nëntor vdes ish-ushtari i UÇK-së, Halit Zariqi
Aktuale
November 28, 2025 - 14:11
Më 28 Nëntor 2025, në Ditën e Flamurit, ka vdekur në moshën 73-vjeçare ish-ushtari i UÇK-së, Halit Shaban Zariqi, pas një sëmundjeje të rëndë.
Zariqi ishte ushtar dhe invalid i luftës, raporton Klankosova.tv.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur të afërmit, përmes rrjeteve sociale.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot nga ora 15:00 në varrezat e fshatit Baicë të Drenasit.