Kritikat e Thaçit ndaj Speciales për mbajtjen e seancës më 28 Nëntor, reagon gjyqtari: Data u caktua me konsultime, nuk pati kundërshtime
Aktuale
November 28, 2025 - 12:40
Gjyqtari i Gjykatës Specile, Christoph Gosnell, ka reaguar pas kritikave të Hashim Thaçit rreth mbajtjes së seancës sot, më 28 Nëntor.
Ai e ka falënderuar ish-presidentin e Kosovës për fjalët e tij.
Sipas tij, seanca e sotme për konferencën përgatitore është caktuar në koordinim me të gjitha palët.
“Faleminderit z. Thaçi për këto fjalë, më duhet t'ju them se këtë datë e caktuam pasi u konsultuam me të gjitha palët dhe asnjë kundërshtim nuk pati për këtë ditë, për konferencën e përgatitjes”, tha gjyqtari.