Rama: Adem Jashari u lind në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare
Foto: Laura Hasani

Rama: Adem Jashari u lind në Ditën e Flamurit dhe u bë vetë flamur i sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare

Aktuale November 28, 2025 - 14:08

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kujtuar sot 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, duke e përshkruar komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një figurë që u shndërrua në simbol të sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare.

“Sot kujtojmë edhe 70-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, heroit që u lind në Ditën e Flamurit dhe u kthye në flamur të sakrificës, lirisë dhe krenarisë kombëtare”, shkroi ai. /Zëri