Hashim Thaçi: Urime 28 Nëntori, festoni të bashkuar – nëntorët e tjerë besoj do t’i festojmë bashkë

Hashim Thaçi: Urime 28 Nëntori, festoni të bashkuar – nëntorët e tjerë besoj do t’i festojmë bashkë

Aktuale November 28, 2025 - 11:50

Fjala e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi:

“E mirëpres mbajtjen e kësaj seance, për këtë arsye jam edhe sot në këtë seancë, sepse jam i përcaktuar për respektimin e shtetit ligjor. Por i nderuari gjyqtar, se në këtë gjykatë, të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ndodhin në shtetet të huaja përkatëse. Si çdo popull, edhe ne shqiptarët i kemi traditat dhe vlerat kombëtare shtetërore. Caktimi i kësaj seance sot, më 28 Nëntor, do të duhej evituar. Për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë. I nderuar gjyqtar, sot çdo shqiptar ka festë kombëtare, shtetërore dhe familjare, sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare, ku si çdo popull i lirë në botë feston dhe kujton. Sot çdo familje shqiptare, kujton dhe feston. Prandaj, mua nuk më mbetet tjetër, veç t’i uroj shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet.  Besoj që nëntorët e tjerë do t’i festojmë bashkërisht”.