Diell dhe vranësira, ky është parashikimi i motit për sot
Aktuale
November 05, 2025 - 07:52
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 e 3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet do të arrijnë në 13 e 16 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 5 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë jua sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale në qytetet kryesore të vendit:
